Pas mbylljes së universiteteve reagon Haradinaj: I pa pranueshëm vendimi
Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbylljes të tri Universiteteve publike në Kosovës. Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se është i papranueshëm është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen.

Ja postimi i Haradinaj:

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

RH”, ka shkruar kryeminstri.
Shtuar më 15/07/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori