Pas kërcënimit me vetëvrasje, Bozovic vazhdon punën në postë
Anëtari serb i Partisë Demokratike të Kosovës, Bojan Bozovic i cili para pak orësh kërcënoi Qeverinë e Kosovës më grevë urie nëse nuk kthehet në punë në Telekomin e Kosovës, duket se ia doli qëllimit të tij.
Ai tha se e përfundoi grevën pasi që u pranua përsëri si punëtor në Telekomin e Kosovës VALA.

“Unë me këtë e përfundova grevën e urisë sepse tani jam përsëri punëtor i Telekomit të Kosovës. Kontratën e kam për 3 muaj dhe pas 3 muajsh do të shpallet një konkurs i ri, i cili besoj që do ta konfirmojnë punën time përgjithmonë aty. Kontratën e kam nënshkruar me zyrtarë të burimeve njerëzore dhe e ka nënshkruar u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi dhe besoj që kjo është kontrata e fundit mbi vepër”, tha Bozovic.

Në lidhje me deklaratat e tij se është rikthyer përsëri në punë.

Ndryshe muaj më parë, Bojan Bozovic kishte kërcënuar edhe me vetëvrasje nëse nuk punësohet përsëriTelekomin e Kosovës, si dhe para kësaj i ishte drejtuar me një letër zyrtare edhe Qeverisë së Kosovës.

Ai edhe herën e kaluar kishte punuar me kontratë mbi vepër.


Shtuar më 04/01/2019, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori