Pas Haradinajt, Thaçi njofton se edhe Këshilltari i tij është ftuar nga Haga
Përveç Ramush Haradinajt, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe këshilltarin e presidentit, Hashim Thaçi, ish-shefin e Shtabit të UÇK’së, Bislim Zyrapin.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Thaçi në një reagim në profilin e tij, teksa treguar se janë ftuar edhe disa ish-eprorë tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë ai ka thënë se e respekton vendimin e Haradinajt, duke treguar se do të shfrytëzojë komptenecat e tij, për veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen.

Thaçi ka thënë se për dorëheqjen e Haradinajt ka marrë vesh nga mediat.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij.

Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH
Shtuar më 19/07/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori