FOTO/ Wanda Nara i “vë flakën” rrjetit, pozon me të brendshme të kuqe për Shën Valentin

Wanda Nara duket se është beqare këto ditë por kjo nuk e pengon atë të festojë ditën e të dashuruarve.

Biznesmenja dhe menaxherja e njohur është martuar dy herë dhe ka pesë fëmijë.

E para me futbollistin e Barcelonës Maxi Lopez me të cilin ka dy djem dhe e dyta me futbollistin e Galatas Mauro Icardi, me të cilin ka tre vajza.

Wanda Nara e cila ndan jetën e saj mes Buenos Aires dhe Stambollit është ndarë me Icardin por ende shkon në qytet me fëmijët e saj.

Ai ka qenë së fundmi atje dhe ka dërguar një mesazh mbështetjeje për të prekurit nga tërmeti.

Wanda dërgoi mesazhin e saj për Ditën e Shën Valentinit dhe zbuloi se është beqare.

Biznesmenja postoi foto të saj me të brendshme të kuqe dhe shkroi se çdo person duhet të dojë veten së pari.

Ajo ka uruar ata që duan ose që po përgatiten të duan, por theksoi se gjëja më e rëndësishme është të duash veten./Albeu.com.


Shtuar 14.02.2023 20:05