Pas dëshmisë tronditëse të Shkumbin Mehmetit, reagon Doruntinë Maloku
Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.
Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë, ndër të tjera, se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.


Pas akuzave të Mehmetit, ka reaguar Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit të vrarë të LDK'së, Enver Maloku.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Maloku ka dhënë interpretimin e saj të deklaratave të Mehmeti.

"-Fshehje e gjurmëve të krimeve. -Fshehje e deklaratave të dëshmitarëve. -Hetues e prokurorë frikacakë e të kapur nga politika. -Politikanë të përfshirë në vrasje të veprimtarëve politikë. ... e cka jo tjetër!. Mirë se vjen Gjykatë Speciale!", ka shkruar Maloku në rrjetin social. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori