Pas daljes së analizave Albin Kurti do të qëndrojë edhe sonte në spital
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mëngjesin e ditës së sotme me siptoma për grip sezonal u nis drejt QKUK-së, shkruan Albeu.com

Edhe pse vetëm pak orë më parë u njoftua se Albin Kurti nuk ka asgjë serioze, pas daljes së rezultateve të analizave po dyshohet se ka infeksion në mushkëri, e jo grip.

Nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Kurti nuk është prekur nga gripi sezonal, por nga infeksion i lehtë në mushkuri i cili sipas mjekëve nuk është serioz.

Kurti do të duhet të qëndrojë sonte në QKUK për të kryer edhe disa analiza tjera. Teksa për shëndetin e tij po interesohet edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se sot në mëngjes e ka telefonuar Kurtin dhe e ka pyetur nesë ai ka nevojë që Qeveria të bëjë diçka për të. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori