Kryetari i PDK-së, Hashi Thaçi ka deklaruar në hapje të fushatës në
Skenderaj se heronjtë e paqes dhe të luftës,
Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi do ta fitojnë edhe këtë betejë duke besuar në pafajësinë e tyre. Siç shkruan "Express" kryeministri u shpreh i bindur në fitoren e 3 nentorit. Në emër të kandidatit të PDK-së,
Sami Lushtaku, udhëheqësi i Shtabit Zgjedhor, Abdyl Ymeri ka thënë se PDK është alternativa e vetme e Skenderajt, pasi vizioni dhe qeverisja e mirë e
Sami Lushtakut dhe PDK-së ka bërë që të ketë administratë më të mirë, të investohet në bujqësi, infrastrukturë e të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013,
ora 15:17