Trupi i pajetë i Oliver
Ivanoviqit, politikan serb që sot në mëngjes u vra në Mitrovicë, është sjellë në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë.
Ivanoviq është vrarë pikërisht në hyrje të selisë së partisë së tij SDP nga persona të panjohur deri më tani.
Në trupin e
Ivanoviqit janë gjetur gjashtë plumba, derisa sulmuesit e kanë lënë të djegur një veturë me të cilën dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ivanoviq njihet si politikan i moderuar, edhe pse u akuzuar dhe u dënuar për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga pjesa veriore.
Vet
Ivanoviq katër ditë para së të vritej kishte thënë se djehet i rrezikuar nga bandat dhe kriminelët serbë që veprojnë në
veri të Kosovës, respektivisht në
veri të Mitrovicës. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 18:37