Pas 27 gushtit do vendoset për fletëvotimet
Vendimi për pranimin ose jo të simboleve të Kosovës në fletët e votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta marrë pasi të takohen dy kryeministrat më 27 gusht në Bruksel.

Sipas burimeve brenda KQZ-së, vendimi për fletëvotimet nuk mund të merret në këtë fazë për dy arsye. E para pasi se si do të jetë dizajni i fletëvotimve po kthehet në temë që po lidhet edhe me dialogun, shkruan Tribuna. E dyta lidhet drejtëpërdrejt më KQZ-në, pasi momentalisht ajo duket si një institucion i pakompletuar për arsye se janë shkarkuar nga puna përfaqësuesi i AKR-së dhe ai i VV-së.

Në qeverinë e Kosovës thonë se çështja e logos është ngritur si temë mediale nga Beogradi, pasi që një temë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori