E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Partneri i koalicionit i thotë Veselit, injorant
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar vizitën e kryeparlamentarit Kadri Veseli në stadiumin olimpik “Adem Jashari”. Veseli nuk pati ndonjë takim me të parin e Mitrovicës, e ky i fundit ka disa fjalë për të. Bahtiri thotë se Veseli zgjodhi edhe sot të tregohet injorant.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, përmes një postimi në Facebook, komentoi edhe deklaratën e Veselit, i cili sot tha se Mitrovica është një.

Ky është shkrimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri

Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një.

Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i’a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falenderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi.


Shtuar më 09/08/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori