“Ta rikthejë Juven në majë”, mediat italiane e bëjnë të sigurtë: Allegri rikthehet te Juve

Juve tashmë ka vendosur: Allegri ulet në stolin e Juves edhe nëse Pirlo e dërgon Juventusin në Champions.

Mediat italiane e e bëjnë të kryer teksa fati i Pirlos është vulosur dhe tashmë mund të përmbushet të Dielën në Udine me ardhjen e Tudor dhe duke pritur trajnerin e sezonit të ardhshëm, i cili vjen direkt nga e kaluara,  Massimiliano Allegri, shkruan Albeu.com.

Në Juventus, ka ardhur koha për fitore dhe kjo është arsyeja që e shtyu  klubin bardhezi  t’i besojë trajnerit të pesë titujve radhazi të kampionatit.

Allegri ka bërë pushim për dy vjet, pasi i dha lamtumirën Juves pas një interviste me mikun e tij presidentin Andrea Agnelli.

Juventusi aktual është i ndryshëm nga ai i verës dy vjet më parë, por është e qartë se trajneri i ri i vjetër do të dëshirojë përforcime.

Allegri, në vitet e fundit, ka refuzuar stola prestigji dhe ishte me të vërtetë afër Interit në periudhën e diskutimeve para se Conte te merrte Interin.

Për disa muaj ai është përqendruar vetëm në një qëllim: ta rikthejë Juventusin në majë. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 15:25