Partitë ”shpenzojnë” 1.5 milionë euro për fushatë
Pëlqej
Pesë partitë e mëdha planifikojnë të shpenzojnë për zgjedhjet e 3 nëntorit mbi 1.5 milion euro. Sipas radios “Evropa e Lirë” pjesën më të madhe të faturës e mban Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse më të voglën Aleanca për Kosovën e Re. Blerand Stavileci nga PDK-ja, se ky subjekt do të respektojë normën që ka përcaktuar Komisioni Qendror Zgjedhor, për afro 1,7 milion votues.

“Numri i votuesve dhe 50-centëshi, besoj se ky është limit i cili duhet të respektohet nga të gjithë”,-thotë ai. “Nuk e di saktë se sa do të jetë buxheti, por e di që këtë duhet ta respektojnë, dhe nëse e shohim nga zgjedhjet e kaluara, duke e ditur që gjithmonë i kemi respektuar, nuk besoj se do të ketë tejkalime, madje do të thosha që edhe më pak [se 800 mijë euro], duke e ditur që në një pjesë të madhe të komunave, zgjedhjet u përsëritën”,-thekson Stavileci.

Respektimin e normës e propagandon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila shpjegon se planifikimet e saj nuk do të tejkalojnë 500 mijë euro. Në krahasim me dy partitë e mëdha, AAK dhe Vetëvendosja mendohet të harxhojnë 50 % më pak. “Nuk besoj që Aleanca do t’i tejkalojë shpenzimet e 250 – 300 mijë euro në total në të gjitha komunat, përfshirë kontraktimet mediale, me spotet publicitare, aktivitetet, tubimet zgjedhore”,-thotë ai. AKR ka planifikuar të shpenzojë rreth 120 mijë euro.
Shtuar më 02/10/2013, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori