Partitë dhe lëvizjet opozitare në Serbi kërkojnë
dorëheqjen e presiudentit Vuçiç dhe te kabinetit të tij. Kërkesa u bë pasi Universiteti i Beogradit konfirmoi se
ministri i Financave kishte bërë plagjiaturë doktoratën e tij.
Pasi rektorja e Universitetit në Beograd, Ivanka Popoviç, konfirmoi se
Ministri i Financave Sinisa
Mali kishte bërë plagjiaturë doktoraturën e tij dhe se hapat e ardhshëm do të çonin në anulimin e disertacionit të doktoraturës së tij, shumë parti dhe lëvizje opozitare kërkuan
dorëheqjen e ministrit, si dhe të gjithë qeverisë.
Partia e Re po kërkon publikisht që
Mali të japë menjëherë
dorëheqjen dhe që e gjithë qeveria serbe, si dhe
presidenti serb, të bëjnë të njëjtën gjë.
Presidenti i lëvizjes “Së bashku për Serbinë”, Nebojsa Zelenovic, i kërkoi kryetares së Parlamentit serb, Maja Gojkovic, të caktojë një seancë të jashtëzakonshme brenda 24 orëve, në mënyrë që
Ministri i Financave Sinisa
Mali të mund të shkarkohej.
Presidenti i Aleancës për Serbinë, Janko Veselinovic, deklaroi se “e vetmja mundësi është që
Mali dhe e gjithë qeveria të japin
dorëheqjen”.
Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunovic, vlerësoi se vendimi i Komitetit të Etikës së Universitetit të Beogradit ishte përgjigja institucionale “më e fortë dhe më e rëndësishme” ndaj “rënies morale që ka përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë”./abcnews.al
Shtuar më 22/11/2019,
ora 12:52