Partitë minoritare do të mbështesin Haradinajn
Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi dhe nga VAKAT Duda Balje pas takimit me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj kanë deklaruar se partitë e tyre do ta mbështesin kandidatin e PAN-it për kryeministër të Kosovës.

Këshilltari i kryetarit të AAK-së, Avni Arifi tha se seanca konstituive do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar sot takime me përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori