Partitë akoma llogarisin
Vetëm partia e Ramush Haradinajt ka bërë publike emrat e pretendetëve që synojnë të qeverisin 38 komunat e Kosovës, ndërkohë që për partitë e tjera vazhdojnë ende llogaritjet për nxjerrjen e emrave që do të hyjnë në garë.

Sipas analistik politik, Avni Zogiani mospublikimi i emrave të kandidatëve që synojnë të qeverisin me komunat thjesht ka të bëjë me kalkulimet politike, nëse duhet ose jo të sakrifikohet ndonjë figurë e lartë e partisë, shkruan Zëri.

“Është strategji e partive që të vendosin se çfarë profili t’i hyjnë konkurrimit në zgjedhje. Këto janë kalkulime politike që bëhen nëpër parti”, ka thënë ai./albeu.com/

Shtuar më 22/05/2013, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori