Partia e Fortë tërhiqet nga zgjedhjet
Pasi është hequr stema e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e 3 nëntorit ka reaguar Partia e Fortë, e cila thekson se do të kushtëzojë pjesëmarrjen në zgjedhje.

Kjo është bërë shkak që Partia e Fortë të tërhiqet nga gara pe zgjedhjeve komunale të 3 nëntorit. Kryesia e Nënkryetarëve të Partisë së Fortë kërkon që të rikthehen në fletëvotime simbolet e shtetit të Kosovës, transmeton Orainfo.

“Do të ishte e udhës që të tërhiqeshim nga këto zgjedhje për shkak të largimit të stemës nga fletëvotimet. Për momentin vendosëm që pjesëmarrjen në zgjedhjet ta kushtëzojmë me rikthim të simboleve të shtetit brenda 48 orëve të ardhshme”, ka thënë kryetari Arifaj.

“Shtetet si Gjermania, Franca, SHBA e kanë të njohur dhe të fuqishëm shtetin e tyre. Në një shtet të tillë fletëvotimet nuk kanë nevojë për stemë të shtetit. Por vendet që sapo janë formuar dhe që ende luftojnë për njohje të reja kanë shumë nevojë ta kenë logon në çdo dokument, letër, flamur, produkt...” ka thënë kryetari Visar Arifaj në takimin e fundit. Sipas tij “simbolet janë shtylla të rëndësishme të një shteti, pa të cilat ai shtet nuk do të kishte kuptim”. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori