Partia e Drejtësisë: Mos të njolloset Islami
Pëlqej
Partia e Drejtësisë ka reaguar lidhur me 40 arrestimet e fundit nga Policia e Kosovës.

"Partia e Drejtësisë vlerëson përkushtimin e institucioneve shtetërore për hetimin e rrethanave në të cilat qytetarët e Kosovës shkojnë jashtë vendit për të luftuar. PD kërkon nga opinioni publik përmbajtje në kualifikime dhe distancim nga vlerësimet ekstreme duke pasur parasysh faktin se çdo i akuzuar është i pafajshëm deri në momentin e argumentimit të fajësisë", thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.

PD cilëson se ka përpjekje për të njollosur islamin, duke e lidhur atë me arrestimet e fundit.

Partia e Drejtësisë thotë se dënon çdo lloj përpjekje për të njollosur identitetin islam të shumicës së qytetarëve të vendit dhe në këtë drejtim, mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës, në përpjekjet për të parandaluar çfarëdo lloj ekstremizmi, qoftë ai fetar apo gjetiu./albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori