Partia e Drejtësisë do të garojë me 18 kandidatë
Pëlqej
Zyrtarë të Partisë së Drejtësisë (PD) kanë bërë të ditur se kjo parti në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit do të garojë me 18 kandidatë si pjesë e koalicionit për fitore të prirë nga AKR-ja, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe njëherë KQZ-së që të ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e manipulimeve zgjedhore.

Në një konferencë për media dhënë ditën e sotme, nënkryetari i PD-së, Amir Ahmeti, ka thënë se kërcënimet e një pjese të degës së kësaj partiePrizren për mos pjesëmarrje në zgjedhje janë pjesë e shantazheve të kryetarit të degës për shkak të mos përfshirjes së tij në listën e kandidatëve për deputetë.

Pavarësisht, situatës së krijuar, Ahmeti ka thënë se dega e PD-së në Prizren, njëra prej degëve më të mëdha të kësaj partie, do të marrë pjesë në zgjedhje dhe kjo nuk do të ndikojë në humbjen e votave.

Ndryshe, në këtë konferencë është folur edhe për prioritetet që do të ketë Koalicioni për fitore, pjesë e së cilës është edhe Partia e Drejtësisë, si sundimi i plotë i rendit dhe ligjit, zhvillimi më i fuqishëm ekonomik, parandalimi dhe zhdukja e dukurive negative, promovimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të njeriut pa asnjë diskriminim dhe reformimi përmbajtjesor i sistemit shëndetësor dhe mirëqenies sociale.
Shtuar më 14/11/2010, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori