Trump paralajmëron zhvendosjen e konventës republikane në një shtet tjetër

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se mund të zhvendosë konventën republikane që është planifikuar të zhvillohet në Karolinën e Veriut në gusht, në një shtet tjetër nëse vazhdojnë masat e distancimit fizik.

Epidemia e koronavirusit ka detyruar presidentin dhe rivalin e tij demokrat Joe Biden të ndalin tubimet për fushatë.

Disa kanë bërë thirrje për zhvillimin e konventave partiake përmes rrjeteve dixhitale, pasi grumbullimet e mëdha shoqërohen me kërcënimin për përhapje të epidemisë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se nëse guvernatori demokrat i Karolinës së Veriut, Roy Cooper nuk përgjigjet menjëherë nëse do të lejojë mbushjen e plotë të sallës për konventënrepublikane, atëherë partia do të gjejë një tjetër sallë dhe do ta zhvendosë këtë aktivitet dhe të gjitha vendet e punës që krijon.


Shtuar 26.05.2020 06:20