Partia e Aganit shpërndan ushqime në këmbim të votave (FOTO-LAJM)

Partia e Drejtësisë së Ferid Aganit ka nisur fushatën elektorale për të mbledhur vota duke shpërndarë ushqime në këmbim të votave. Për të mbledhur sa më shumë vota, kjo parti ka njoftuar se Vizioni i Gruas i kësaj partia ka shpërndarë ushqim dhe veshmbathje në Kaçanik.


"Vizioni i Gruas i Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, në vazhdën e aktiviteteve të zakonshme, ka ndarë ushqim dhe veshmbathje për familjet që jetojnë në varfëri të skajshme në këtë qytet. Nënkryetarja e Vizionit të Gruas, Brunida Tafili, ka potencuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi që sipas saj, familjet që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë çdo ditë e më shumë po rriten.
Ndërsa, familjarët që përfituan nga ky donacion i PD-së, falënderuan organizatorët për këtë përkrahje, duke thënë se kjo ndihmë do t’ua zbutë sado pak gjendjen e rëndë me të cilët po ballafaqohen çdo ditë." thuhet ne njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2014, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori