Parlamenti miraton shkarkimin e Hashim Rexhepit
Parlamenti i Kosovës
Parlamenti i Kosovës miratoi sot, me shumicë votash, kërkesën e Bordit të Drejtorëve të Bankës Qendrore të Kosovës për të shkarkuar Guvernatorin Hashim Rexhepi, i cili gjendet në paraburgim që prej dy muajsh.

Rexhepi u shkarkua nga posti i Guvernatorit, me 67 vota pro dhe 2 kundër. Disa deputetë kërkuan që kjo çështje të shtyhet deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Rexhepi i arrestuar për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje rryshfeti, shmangie të tatimive, ushtrim ndikimi dhe larje parash po qëndron në paraburgim që prej datës 23 gushtit.
Shtuar më 28/10/2010, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori