E FUNDIT/ Gjendet i vdekur në breg një 70-vjeçar tek Shkëmbi i Kavajës
Parlamenti i Belgjikës kërkon raport lidhur me skandalin e mishit në Kosovë
Pëlqej
Skandali i mishit të prishur të importuar në Kosovë nga Belgjika, ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi që Parlamenti i këtij shteti ka kërkuar një raport në detaje nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC) lidhur me veprimtaritë e fundit të kompanisë “Veviba” nga Belgjika, e cila eksportoi mishin 12 vjet të vjetër për në Kosovë.

“Parlamenti ka pranuar një raport nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës, lidhur me veprimtarinë e thertores “Veviba” gjatë kohëve të fundit, dhe kjo ka ndodhur me qëllim të reformimit të procedurave kontrolluese në këtë Agjenci” thuhet në njoftimin nga kabiniteti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Belgjikës.

Tutje, në këtë raport të përpiluar me kërkesën e Ministrit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, Denis Ducarme, është kërkuar që të tregohen detaje edhe nga skandali i mishit të importuar në Kosovë, e që më vonë rezultoi të jetë i prishur.

Në ndërkohë, pas dhënies së dritës së gjelbër nga ministri belg, ky raport është dërguar në kuvend, me përjashtim të disa pikave të cilat përmbajnë informacione të kualifikuara.

Raporti, qëllimi i të cilit është forcimi i reformave të Agjencisë së Ushqimit belge, do të diskutohet të mërkurën nga komisionet përkatëse parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori