Parlamenti Evropian "shuplakë" Kosovës, dënon njëzëri rrëmbimet e mësuesve turq (VIDEO)
Pëlqej
Parlamenti Evropian i vlerësoi si rrëmbim ekstradimet e kryera nga Ankaraja, duke kritikuar ashper Kosovën, Moldavinë dhe Gjeorgjia.

PE bëri thirrje që t’i bëjnë rezistencë regjimit të Erdoganit, duke kerkuar që “Evropa duhet t’i mbështesë këto vende t’i bëjnë rezistencë regjimit të Erdoganit.”

Parlamenti Evropian, komiteti i marrëdhënieve me jashtë i cilësoi si rrëmbim ekstradimet e kryera nga regjimi Erdoganit që kanë në shënjestër anëtarët e “Lëvizjes Gylen", dhe i qortoi me një gjuhë të ashpër vendet që nuk morën masa.

Në raportin që u votua nga shumica u shpreh se “e qortojmë në formën më të rëndë rrëmbimin e shtetasve turq me arsyen se janë anëtarë të Lëvizjes Gylen”.

Në raport theksohet se, vendet e treta si Kosova, Moldavia dhe Gjeorgjia, kërkesa të tilla për rrëmbim duhet t’i gjykojnë në vendet e tyre në baza të principeve Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga ana tjetër parlamenti i Kosovës ka filluar hetimet për rrëmbimin e 6 mësuesve turq nga shërbimet sekrete turke në bashkëpunim me ato kosovare. Në ditët në vijim pritet që të merret në pyetje edhe presidenti Hashim Thaçi.
Shtuar më 15/10/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori