Parisi do të përpiqet të bindë Beogradin për njohjen e Kosovës
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Kristinë Moro, gjatë një interviste në News 24 është shprehur se askush nuk mund të ndajë rrugën europiane të Serbisë nga zgjidhja drejt arritjes së një marrëdhënie të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë.

Sipas saj Parisi do të përpiqet të bindë Beogradin që në një të ardhme të pranojë pavarësinë e Kosovës.

”Unë mendoj se kemi qenë gjithnjë më se të qartë dhe të saktë. Ne mbështesim ekzistencën dhe pavarësinë e Kosovës, ne mbështesim integritetin e saj territorial dhe ne jemi të vendosur që të bindim edhe Serbinë të bëjë të njëjtën gjë. E di që problemet janë delikate dhe mbase do të duhet kohë por askush nuk mund të ndajë rrugën europianeSerbise nga zgjidhja për të arritur një marrëdhënie të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo./albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori