Parashikimi i motit në Kosovë

Të premten mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


Shtuar 21.10.2021 18:49