Paralajmëron Nikoliç: Herën e ardhshme do të përfundojë keq
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka paralajmëruar sot se përpjekja e ardhshme e "institucioneve të përkohshme të Kosovës" që të nxisin konflikt do të përfundoi keq.

"Për këtë le të mendojnë shqiptarët dhe sponsorët e tyre", ka paralajmëruar Nikoliç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas medieve në Serbi, mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin "Kosova është Serbi". /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2017, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori