PARALAJMËRIMI/ “Nuk do ketë qetësi në Kosovë”
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me rikthimin e mundshëm të çështjes së Demarkacionit në Kuvend.

Ai ka theksuar se sikur me 4 gusht 2015, edhe tash çdo tentim për miratimin e kësaj marrëveshje do të përballet me kundërshtimin e opozitës transmeton lajmi.net

“Sot paralajmërojmë sërish: çdo tentim për kthimin e demarkacionit, do ta kthejë edhe më fuqishëm kundërshtimin. Ky kundërshtim është obligim ndaj shtetit. Është obligim ndaj përpjekjes tonë gati 2 vjeçare. Dhe mbi të gjitha, është obligim ndaj Astrit Deharit i cili u flijua në kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve”, ka shkruar Molliqaj.

Lexo postimin e plotë:

Më 4 gusht 2015 e patëm paralajmëruar Qeverinë që nëse nënshkruan “Zajednicën” dhe demarkacionin, nuk do të ketë qetësi në Kosovë. Qeveria insistoi në mënyrë arrogante, përkundër fakteve dhe argumenteve që e dëshmuan të jetë gabim, dhe kjo e prishi qetësinë në vend.

Sot paralajmërojmë sërish: çdo tentim për kthimin e demarkacionit, do ta kthejë edhe më fuqishëm kundërshtimin. Ky kundërshtim është obligim ndaj shtetit. Është obligim ndaj përpjekjes tonë gati 2 vjeçare. Dhe mbi të gjitha, është obligim ndaj Astrit Deharit i cili u flijua në kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve.

Demarkacioni nuk kalon! /Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori