Paralajmëron Hahn: Dikush tjetër po përpiqet të kontrollojë Ballkanin
Eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn, ka paralajmëruar se nëse Bashkimi Evropian ka dyshime për përkushtimin e saj në Ballkan, dikush tjetër mund të angazhohet në këtë rajon.

"Nëse tolerojmë në kujdesin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të imponohet dhe ky dikushi tashmë është duke bërë përpjekje.

BE-ja është opsioni më i mirë, por të gjithë duhet të jenë të gatshëm të luajnë", ka thënë Hahn.

"Duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike dhe zbatim të vërtetë të reformave, jo në letër, por në terren, posaçërisht në sferat kyçe të qeverisjes së të drejtës, konkurrencës dhe lidhjes. Kjo mund t'i rrezikojë modelet afariste të individëve", tha eurokomisioneri në paralajmërimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2017, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori