Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, a ishte djali i xhaxhait të tij shënjestra e autorëve?

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët e masakrës së mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ve një makine të djegur dhe armëve të gjetura në të. Megjithatë, nuk ka ende emra për të dyshuar.

I plagosur nga plumbat mbeti edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Muratajt dhe ka dyshime se ai mund të ketë qenë shënjestër e atentatit.

I pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte djali i xhaxhait të Fatjon Muratit, në emër të të cilit është lokali ku dhe ndodhi masakra, por nuk është prekur nga plumbat. Dyshimet janë se edhe ai mund të ketë qenë objektivi i autorëve.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Polonia dhe dyshohet që njësoj si kushëriri i tij, të ketë një të shkuar kriminale pasi është akuzuar si kreu i një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si pasojë e masakrës që ndodhi mbrëmjen e djeshme mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e saj 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Fatjon Murati nuk u gjet në banesë pas ngjarjes edhe pse i ishte caktuar masa “arrest shtëpie. Ai njohet  si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinajt. /albeu.com