Paralajmërohet arrestimi i Vulinit, policia arrin në Gazimestan

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet sot në Gazimestan, afër Prishtinës.

Policia tani ndodhet në hyrje të monumentit përkujtimor, që nga serbët njihet si beteja e Kosovës dhe është e përgatitur për ta mbajtur rendin dhe sigurinë publike, raporton Indeksonline.

Policia ka njoftuar se me qëllim të garantimit të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në lokacionet ku do të ketë kufizime, bllokime të plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve, në zonat ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme, siç janë: Prishtina, Graçanica, Gazimestani do të angazhohen zyrtarë policorë të mjaftueshëm, me qëllim të ridrejtimit të komunikacionit dhe ofrimin e kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor.
Shtuar më 28/06/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori