E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Paralajmërohen protesta kundër vizitës së Thaçit në Mal të Zi
Shoqata e serbëve nacionalistë në Mal të Zi, organizatat që mbledhin refugjatët serbë që kanë ikur nga Kosova si dhe shoqatat që janë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë edhe me protesta vizitën e paralajmëruar të Zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në Mal të Zi.

Sipas shoqatave të "të përndjekurve nga Kosova dhe Metohija", Thaçi "ka përgjegjësi komanduese për vrasje të llahtarshme të UÇK ndaj serbëve dhe malaziasve në Kosovë dhe Metohi dhe zëvendës kryeministri i rrejshëm i shtetit të rrejshëm të Kosovës edhe vetë ka ekzekutuar shumë serbë në krahinën serbe", citon Express.

Po ashtu, sipas deklaratës së përbashkët të këtyre organizatave "Thaçi dhe organizata e vet kanibale i kanë shkatërruar të gjitha varrezat serbe në Metohi, kanë kidnapuar dhe vrarë serbë dhe ne kemi obligim ta organizojmë një protestë të madhe në Podgoricë".

Ndërsa shoqata joqeveritare "Jo Nato-s" vizita e Thaçit në Podgoricë është e parë zyrtare e vitit 2015 që po bëhet në këtë shtet për mysafirë nga jashtë dhe se me ftesën e Djukanovicit, Thaçi vjen në Mal të ZI, por nuk "është i dëshiruar".

Ndërsa një gazetë serbe në Mal të Zi, është botuar edhe një fotografi ku shihet se Thaçi, Bernard Koushner dhe Javier Solana si kanibal duke transplantuar edhe organe të serbëve. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori