Paralajmërimi i frikshëm i Bahtirit: Të kemi kujdes në Veri
Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri ka reaguar lidhur me situatën në veri të vendit pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave veriore. Në 50 vjetorin e demonstratave të 68-ës në Mitrovicë, Bahtiri pati edhe një kërkesë nga ndërkombëtarët.

“Kërkoi që t’u tregohet ndërkombëtarëve se këtu është tokë Dardane, është plisi dem baba dem”, ka thënë Bahtiri.

Tutje Bahtiri ka deklaruar se situataveri pritet të ketë telashe.

“Unë po ju garantoj që do të jemi të fuqishëm, situataveri pritet me pas telashe prej sotit por do të jemi të fuqishëm që çdo pjesë ta ruajmë” tha Bahtiri.

Bahtiri poashtu çmoi lartë veprimtarinë e protestuesve të asaj kohe. Sipas të pranishmëve demonstrata është një kujtim, përpjekje për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar.

Organizmi u bë për të nderuar pjesëmarrësit në kohët e vështirë për t’i treguar brezave të rinj rrugët e vështira që ka kaluar shteti i Kosovës.
Shtuar më 27/11/2018, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori