Parakalimi i të rinjve myslimanë në Sanxhak alarmon Beogradin (VIDEO)
Pëlqej
Liderët fetarë të Sanxhakut kanë organizuar një marshim paqësor ku 100 nxënës të shkollave të mësme janë veshur me uniforma të gjelbërta dhe me stemën e Sanxhakut.

Kjo paradë "ushtarake" u zhvilluar për të përkujtuar viktimat e komunizmit në ish-Jugosllavi 70-vjet më parë, shkruan Blic.

Kaq ka njoftuar që mediat në Beograd "të ndezin" debat, duke thënë se "myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliçi po nxit irredentizëm brenda shtetit".

Për mediat serbe, fakti që nxënësit përkujtojnë edhe Aqif Blytën (të cilin e quajnë tradhëtar dhe vrasës të serbëve), tregon se parada me uniforma e të rinjve ka "elementë fashistë".

Por, me këtë detaj mediat në Serbi shkojnë larg, duke thënë se myftiu Zukorliçi po përgatit një "ushtri hanxhare" dhe përgatit persona për ti çuar në luftën e Sirisë".

Zoran Dragishici, profesor i fakulteti të sigurisë, për gazetën në fjalë, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga shërbimet e sigurisë, të cilat duhet të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me ndonjë tubim militant apo me një tubim të thjeshtë për ti nderuar boshnjakët e ekzekutuar.

Ndërsa, edhe Bashkësia Fetare e Sanxhakut ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e mediumeve serbe, duke thënë se parada s'ka qenë ushtarake, por civile dhe përkujtonte viktimat boshnjakë gjatë periudhës së komunizmit. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori