Paradokset e masakrës të Parisit
nga Ilir Kulla

Paradokset e nje Masakre. Masakra e djeshme me Paris ishte shprehje e urryer mllefi dhe dhune te cilat jane bashkimi i disa paradokseve te kunderta me njera tjetren.

Se pari Revista e vogel kariksturiste ishte shprehje dhe perfaqsuese e nje klase politike ultramajtiste neokomuniste ne France ngjarje nga e cila do perfitoje ekstremi i djathte Front National i cili me siguri shume shpejt mund te marre pushtetin.

Kriminelet te cilet jane shtetas franceze te Lindur dhe rritur bashke me baballaret e tyre ne France, me origjine te gjysherve Franko-Algjeriane, me te kaluar kriminale te cilet vitet e fundit thuhet se jane ekstremizuar drejt religjionit islam duke perqafuar dhunen ekstreme. Pasojat e ketyre francezeve kane filluar ti paguajne emigrantet te cilet konsiderohen te gjithe si Al Kaediste.

Te gjithe kane filluar sulmin Publik kunder Isis si frymezues i mundshem i ketij Krimi te tmerrshem, por askush Nuk thote qe Qeveria Franceze per shume kohe ishte mbeshtetese, stervitese dhe aleate e asaj opozite anti Assad qe sot u be Isis.

Te gjithe thone se sulmo ishte i paralajmeruar nga kercenimi i terrorizmit islamik mbi kete gazete majtiste, por askush Nuk permend qe ai polici qe vritet ftohte parà kamerave nga njeri nga vellezerit kriminele eshte vete nje myslimane franceze.

Paradoksi i fundit eshte se te gjithe merren me konspiracionet e medha antiislamiste por askush nuk merret me familjet e shkreta te viktimave te gjora te cilat jane pasojat reale te ketij Krimi monstruoz./albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori