Para votimit, buxheti i Prishtinës diskutohet me qytetarët
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur një takim publik me qytetarë ku është shqyrtuar propozim buxhetit për vitin 2016">2016.

Në këtë takim, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se janë realizuar 9 diskutime buxhetore me qëllim që të inkorporohen edhe vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve.

Ahmeti me këtë rast tha se tre projektet kryesore që kanë implikime më të mëdha buxhetore, janë obligimet e komunës që ai e drejton ndaj ujësjellësit për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj (5 milionë euro), projekti i koogjenerimit/faza e II si dhe projekti i nënshkruar me BERZH për blerjen e autobusëve të rinj dhe reformimin e trafikut urban.

Buxheti i kryeqytetit për vitin 2016">2016 do të jetë 65.883.762 euro. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori