Para vizitës në Bosnje ministri tregon nëse do të hiqet taksa
Me gjithë kërkesat e miqve aleatë për suspendim të taksës, Qeveria e Kosovës është e vendosur të mbajë në fuqi taksën 100% te vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala thotë se taksa duhet të mbetët në fuqi derisa këto dy shtete të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, dhe sipas tij, miqtë e Republikës së Kosovës duhet ta dinë këtë.

Disa ekspertë, të deleguar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, do të jenë nesër në Bosnje Hercegovinë, ku do të marrin pjesë në një takim të thirrur nga Bosnja, ku kjo e fundit ka kërkuar konsultime me zyrtarët e MTI-së.Takimi do të mbahet në kuadër të CEFTA-s dhe MTI do të theksojë edhe njëherë arsyet e vendosjes së taksës ndaj këtij shteti dhe Serbisë.

Ditë më parë, ministri për Ekonomi dhe Tregti të Jashtme të Bosnje Hercegovinës, Mirko Sharoviq ka diskutuar mundësinë që Kosova të pezullojë taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga ky vend.Ai ka thënë që beson se në takimin e nesërm do të flitet për taksën.

Në një bisedë me KosovaPress, ministri Endrit Shala ka përsëritur që taksa do të mbetët në fuqi, derisa nuk eliminohen të gjitha arsyet për vendosjen e saj.Kujtojmë se në dhjetor të vitit që shkoi, në Kosovë kishte dështuar takimi i Komitetit të CEFTA-s, pasi përfaqësuesi nga Serbia i është referuar Kosovës si “institucione të përkohshme dhe UNMIK”.

Shala thotë që as takimi i nesër, dhe asnjë tjetër, nuk do të mbahen nëse dikush nga pjesëmarrësit i referohet Kosovës me emër jo-kushtetues.Ndërkohë, Mirko Sharoviq kishte deklaruar edhe për mundësinë që të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.I pyetur për këtë, Shala thotë se Bosnja duhet të fillojë të krijojë raporte të mira me Kosovën , dhe ta trajtojë shtet.Kohët e fundit duket se janë rritë presionet ndaj Qeverisë së Kosovës për suspendimin e taksës 100%.

Madje dje, ambasadori amerikan Philip Kosnett ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, me ftesë të këtij të fundit.Ministri i Tregtisë dhe Industrisë pranon se tani ka kërkesa nga miqtë e Kosovës për suspendim të masës së vendosur, por sipas tij, të gjithë duhet ta dinë që Kosova është shtet.

Ai thekson se vendimi është marrë nga Kosova dhe vetëm Kosova do ta heq atë.Kujtojmë se në nëntor të 2018’ës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, me 10% të masës.

Disa ditë më vonë, Qeveria vendosi për masën 100% ndaj produkteve të këtyre dy shteteve. E më vonë u mor vendim që taksa 100% të vendoset edhe për produktet ndërkombëtare por që vijnë nga Serbia.Gjithashtu, ministri i Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi urdhëresën që asnjë produkt mos të hyjë në Kosovë nëse nuk i referohet Kosovës shtet.
Shtuar më 23/01/2019, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori