E FUNDIT/ Tronditet Milani, zhbllokohet sfida në San Siro (VIDEO)
Para se të shkojë në Beograd, Jahjaga duhet të vizitojë shqiptarët e Luginës
Liderët partiakë në Luginë të Preshevës kanë vlerësuar se përpara se Jahjaga të niset për në Beograd, duhet të vizitojë së pari 100 mijë shqiptarët që jetojnë në tre komunat e banuara nga shqiptarët në jug të Serbisë.

“Ne e dime se ajo na ka injoruar vazhdimisht , por vizita e saj në Beograd pa vizituar Luginën e Preshevës i mëshon vulë asaj qe shpesh e kane kritikuar se Jajhjaga nga nje police e kane vënë gabimish për presidente të nje shteti. Ndryshe Kosova do t’i kishte punet më mirë” ka pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” kryetari kuvendit të Bujancoit Jonuz Musliu (LPD) ish-drejtor politik i UCPMB-së.

Musliu thekson se Jahjaga kurrë nuk ka përmendur diskriminimin e shqiptarëve të Luginës as në Bruksel dhe as në takime që ka patur si me Daçiç, me Nikoliç apo të tjerë liderë serbë. /albeu.com /

Shtuar më 07/10/2014, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori