E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Paquet-Jahjagës: Migrimi i paligjshëm pengesë për liberalizimin e vizave
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Departamentin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në KE, Jean Eric Paquet, ka ngritur shqetësimin se migrimi i paligjshëm dëmton liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë një takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, theksi i bisedimeve u vu tek procesi i integrimit europian të Kosovës, dhe tek angazhimi i institucioneve të reja për të përmbushur reformat e parapara për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Jean Eric Paquet theksoi se është me rëndësi që Kosova t’i trajtojë me prioritet reformat e parapara në kuadër të agjendës evropiane.

Sipas tij, migrimi i parregullt e bën procesin e liberalizimit të vizave më të vështirë, dhe parashtroi kërkesën që Kosova të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të adresuar këtë problem, me qëllim që procesi i të konkludohet me sukses.

Përfundimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, sipas presidentes Jahjaga mbete prioritet i institucioneve të Kosovës. Jahjaga tha se me interes është edhe përmbushja e kritereve të mbetura në kuadër të Dialogut për Liberalizim të Vizave, angazhimi i institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, formimi i Gjykatës Speciale dhe fuqizimi i një ambienti të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të jashtme. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori