Paqja e qëndrueshme realizohet përmes integrimit të Evropës Juglindore
Presidentja Ahtifete Jahjaga mori pjesë të enjten në konferencën e “Gërmi Hill” e cila u mbajt në Prishtinë. Në fjalën e saj Jahjaga u shpreh se historia më e re e Kosovës në këto dymbëdhjetë vitet e fundit të angazhimit ndërkombëtar, me prani vendimtare të SHBA-ve dhe shteteve kyçe evropiane dëshmon suksesin e bashkërendimit trans-atlantik dhe mundësinë që politika e koordinuar u ka dhënë shteteve të Evropës Juglindore në përgjithësi dhe Ballkanit në veçanti.



"Bashkëdyzimi i vlerave perëndimore, i vizionit të gjeneratave të tëra të liderëve amerikanë për një Evropë të bashkuar dhe në paqe dhe i fuqisë transformuese që e definon Bashkimin Evropian, si dhe i resurseve që gjenden në dy anët e Atlantikut, ka arritur që të shndërrojë një situatë shpesh të pashpresë në një mundësi të re dhe tërësisht unike për stabilitet dhe demokraci të qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Është pikërisht ky bashkëpunim që shpeshherë manifestohet si shtytje ndaj shteteve të Evropës Juglindore që sot ka inkurajuar vendet e dala nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe popujt e cfilitur nga luftërat - përfshirë edhe Kosovën - që në kuadër të realizimit të qëllimit për Evropën e bashkuar dhe në paqe dhe premtimit të integrimit për të arritur prosperitetin e përgjithshëm shoqëror t’i joshë popujt e kësaj pjese të Evropës që t’i tejkalojnë animozitetet dhe të bashkohen rishtas përreth këtij vizioni. Në këtë epokë të integrimit dhe pjesëmarrjes ky vizion është e një rëndësie jetike si një nga prioritet në të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike në rajon", u shpreh presidentja.



Sipas saj realizimi i paqes së qëndrueshme, demokracisë së mirëfilltë dhe krijimi i shoqërive gjithëpërfshirëse është ngushtë i lidhur me integrimin e plotë të vendeve të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2012, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori