Paqe dhe buzëqeshje mes Thaçit dhe zyrtarëve të lartë të AAK-së
Duket sikur mosmarrëveshjet mes zyrtarëve të lartë të AAK-së dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi, janë zgjidhur. Por jo vetëm me të por edhe me kryetarin aktual të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarët tjerë të lartë të PDK-së, AAK-ja tashmë i ka ulur tensionet.

Dje në Rahovec, në hapjen e festivalit të rrushit “Hardh Fest” morën pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi bashkë me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm po ashtu edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetë të partisë së tij, dhe kryetar komunash që drejtohen nga AAK.

Në një fotografi të lajmi.net shihen kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj (AAK) dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK) bashkë me presidentin Thaçi. Që të tre duken të relaksuar dhe të buzëqeshur, gjë që tregon se tashmë akujt janë shkrirë ndërmjet dy kampeve./albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori