Papunësia në kulm, 18 mijë aplikime për 300 vende pune
Rreth 18 mijë të rinj kanë aplikuar për afër 300 vende pune në Policinë e Kosovës. Pavarësisht se ky konkurs është hapur më 16 prill dhe është mbyllur më datën 10 maj të këtij viti listat e kandidatëve të përzgjedhur për test me shkrim ende nuk janë bërë publike.

Mbi 17 mijë e 600 persona kanë aplikuar për 300 vende pune në Policinë e Kosovës.

Konkursi është mbyllur para një muaji, ndërsa kandidatët e përzgjedhur për testin me shkrim ende nuk janë njoftuar.

Policia e Kosovës këtë vonesë e arsyeton me numrin e madh të aplikuesve, ndërsa aplikuesit frikësohen se konkursi mund të anulohet.


Shtuar më 11/06/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori