Papua New
Guinea ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri
Peter O'Neill i cili ka njoftuar ministrinë e Jashtme të Kosovës.
"Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes Ambasadës sonë në Tokoi se Qeveria e
Papua New
Guinea ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti,
Peter O'Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet", ka konfirmuar për Koha.net, Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2012,
ora 12:15