Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali! 20 të arrestuar

20 persona u arrestuan, ndërsa janë lëshuar edhe disa fletë-arreste të tjera nga policia italiane, e cila arriti të çmontonte një rrjet të gjerë të trafikut të drogës ku ishin përfshirë tunizianë, shqiptar, italian dhe nigerian.

Lloji i drogës që shpërndahej ishte e llojit kokainë, heroinë dhe amfetaminë dhe tregtohej kryesisht në shkollat e mesme, sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Astit.

Arrestimet ndodhën gjatë operacionit të koduar ‘Riki Cod’, që mori emrin e shpërndarësit të grupit, i cili u arrestua i pari nga policia.

Hetimet zgjatën për një periudhë prej një viti, me 12 mijë orë përgjime dhe u arrit të dokumentohej me fakte 28 mijë doza, ekuivalente me një sasi prej rreth 7 kilogramë drogë citon La Stampa.

“Hetimet zgjatën një vit, tha komisarja Alessandra Faranda Cordella në një konferencë për shtyp dhe rreth 30 mijë furnizime droge u gjurmuan, kurse janë sekuestruar rreth shtatë kilogramë”. Karabinierët, nën drejtimin e Loris Petrillo, punuan në 12 mijë orë përgjime dhe vëzhgime.

Sheshet kryesore ishin midis zonave të Corso Cavallotti, Piazza del Palio, stacionin e trenit, Via Atleti Azzurri, por edhe selia e përgjithshme e grupeve që merreshin me drogën. Në mesin e konsumatorëve ka edhe persona të mitur.

Droga blihej çdo ditë dhe disa herë në ditë nga të dyshuarit që shkonin ta merrnin me tren në Torino. Lënda narkotike shte fshehur në gojë, me qëllim që të gëlltitej, në rast se ndaloheshin nga policia.

Disa nga të arrestuarit janë Riccardo Schialva, 43 vjeç i njohur me pseudonimin Riki (ku mori emrin dhe operacioni i koduar), Mahdi Chaabeni, 47 vjeç, Ahmed Mamni, 36 vjeç, Mourad Saidi, 40 vjeç, Moez Ben Hassen Bouchiba, 43 vjeç, Hafedh Selmi, 44 vjeç, Kingsley Onieka Ohmara, 44 Origlia, 55 vjeç, Livio Bagarini, 43 vjeç, Massimo Bighi, 50 vjeç, Paolo Demaria, 50 vjeç, Antonio Ferrara, 60 vjeç, Xhemal Kiptiu, 53 vjeç dhe Michele Vacca, 48 vjeç dhe O.M, 32 vjeç.

Shumë prej të arrestuarve janë emra të njohur për policinë, pasi njihen për precedentët e tyre penal në të kaluarën, kryesisht me trafikun e drogës.


Shtuar 8.02.2020 20:32