Tre raste me koronavirus në Prizren, pritet të karatinohet

Mytaher Haskuka, kryetar i komunës së Prizrenit ka thënë se pas tri rasteve të sotme me koronavirus nga kjo komunë, do të gjurmohen kontaktet.

Ai ka thënë se nëse nuk ndalen daljet në qytet do të vihen në karantinë edhe Prizrenit, sikurse Prishtina dhe Ferizaj.

Njoftimi:

Më herët me telefonatë u njoftova nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që sot në Kosovë janë diagnostifikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste me COVID-19, ndërsa nga këto raste tri (3) janë nga komuna e Prizrenit.

Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptom duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800.

Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina.

Të gjithë duhet t’i respektojmë masat, mos të dalim nga shtëpitë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nuk ka justifikim, dalja jashtë pos për ushqim apo barna.

Ta ruajmë veten dhe familjen!


Shtuar 11.04.2020 20:55