Panik në Kodrën e Trimave, gjendet një predhë e vjetër
Një ekskavator që po gërmonte në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, në mëngjesin e së martës.

Ngasësi i ekskavatorit ka raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës rastin e gjetjes së mjetit të dyshimtë, rreth orës 10.

Mjeti i dyshimtë shpërthyes është gjetur në thellësi prej rreth 30 centimetrash, në një trotuar në rrugën e “Caralevës”.

Sipas Policisë, mjeti i dyshuar ishte në formë të predhës, rreth 50 centimetra i gjatë, dhe rreth 15 centimetra i gjerë.

Policia ka bërë të ditur se njësia për çminim e saj ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 11:30, dhe e ka tërhequr mjetin e dyshimtë nga vendi i ngjarjes.

Sipas njësisë që ka qenë aty, mjeti i dyshuar është i vjetër, dhe nuk dihet kalibri i tij, por formën e ka si të predhës shkruan ekspress.

Nga vendi i ngjarjes, njësia e çminimit është larguar rreth orës 11:50, ndërsa rasti mbetet ende nën hetime, ka njoftuar Policia.
Shtuar më 05/06/2018, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori