“Mbaje, mbaje”, fansi i çmendur heq Rolex-in nga dora dhe ia dhuron Luizit (VIDEO)

Prej disa ditësh këngëtari Luiz Ejlli ndodhet në SHBA ku po mban koncerte në qytete të ndryshme, me prani të madhe të shqiptarëve.

Në një prej koncerteve, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar këngëtarit, i cili në fillim insiston që të mos e mbajë.

E megjithatë fansi duket i sigurt, duke i thënë Luizit: Mbaje, mbaje!

Prania në Big Brother për më shumë se 4 muaj e ka bërë Luizin një personazh me një popullaritet të lartë, me fansa që bëjnë ndaj tij gjeste të shumta dashamirëse.

@king_florild #meluizin #teamluizejlli #luizejlli #rolex ♬ original sound – ????-??? ?


Shtuar 13.06.2023 12:49