PAN nuk mori asnjë votë nga LDK , por shikoni çfarë parashikon Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një postim në facebook, ka shkruar se PAN nuk ka marrë asnjë votë përtej koalicionit.

“Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së. Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka komentuar edhe mungesën e deputetes Teuta Rugova, votën e të cilës sipas Mustafës nuk e ka koalicioni PAN.

“Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazarxhinjve.

Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistët e PAN-it do t´a kenë zyrën në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar”, ka shkruar Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori