PAN-i në kërkim të votave, ja me kë u takuam sëfundmi
Pëlqej
Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po vazhdojnë konsultimet për krijimin e Qeverisë.

Në një nga restorantet në Prishtinë, Veseli Haradinaj e Limaj u panë në takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, shkruan Express.

Dimë se familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, e kjo për shkak se deputetja e LDK'së, Teuta Rugova mund të ketë arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.
Shtuar më 12/08/2017, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori