PAN-i ende s'ka vota për formimin e institucioneve
Pëlqej
Koalicioni fitues i zgjedhjeve të parakohshme PAN, ende nuk e ka të qartë nëse i kanë siguruar votat për t'i formuar institucionet e vendit. Ndërsa zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës shprehen se i kanë sigurar votat për formimin e institucioneve, deputeti i NISMA për Kosovën, Bilal Sherifi që është pjesë e këtij koalicioni ka lenë të kuptohet se ende nuk janë siguruar votat, shkruan albeu.com.

Sherifi është shprehur për Indeksonline se beson që sapo të sigurohen votat do ta thirrin seancën.

“Sa i përket përgatitjeve për vazhdimin e seancës konstituive të filluar me 3 gusht, besoj qe sapo te krijohet shumica e nevojshme prej së paku 61 deputetëve ajo do të thirret dhe do te zhvillohet sipas rendit te ditës”, ka thënë Sherifi.

Deklarimi më i fundit i Sherifit është pjesë e deklarimeve të paqarta që kanë bërë përfaqësuesit e koalicionit PAN pasi ende askush nuk ka deklaruar me fakte ose marrëveshje që këto vota janë siguruar.

Ndërkaq, shumë nga analistët këtë e shohin si një lojë të PAN-it për të fituar kohë./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori