PAN-i e do LDK-në në koalicion
Përfaqësues nga koalicioni parazgjedhor PAN po kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’u bashkohen për ta qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Oferta për LDK-në po ashtu mbetet e hapur edhe nga lëvizjaVetëvendosje
Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN-it po shihet si mundësi e vetme për ta krijuar një qeveri stabile gjatë viteve të ardhshme, shkruan gazeta Zeri.

Përfaqësues të PAN-it edhe më tutje po këmbëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK-në e Isa Mustafës. Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe më tutje mbetet e hapur edhe nga lëvizjaVetëvendosje”.

Deputet nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur se Haradinaj do të arrijë ta formojë Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK-në, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK-së.
Në anën tjetër edhe lëvizjaVetëvendosje” ka pranuar se po synon marrëveshje me LDK-në, së cilës edhe i ka bërë thirrje të hapur për koalicion paszgjedhor.

Kurse njohësit e çështjeve politike thonë se LDK-ja mund të mos jetë pjesë e Qeverisë pasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK-në, AKR-ja, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t’ua siguronte atyre votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.
Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme do të jetë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se më e mira do të ishte sikur LDK-ja t’i bashkohej Ramush Haradinajt, pasi është e njëjta LDK që më herët e ka kandiduar për kryeministër z. Haradinaj
Shtuar më 01/07/2017, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori